Flash News

KRYESORE

Luiz Ejlli flet për konfliktin me Adi Krastën dhe fejesën e shumëpërfolur me vajzën e Jozefina Topallit

I ftuar në emisionin “Dasara Radio Shoë”, Luiz Ejlli, i cili u rikthye pas shumë kohësh në  skenë, ka folur për konfliktin me Adi Krastën.

Ejlli ka folur dhe për ‘konfliktet’ mes tyre që në talent shoë-n “Ethet”, ku Luizi ishte konkurent dhe Adi prezantues.

Ejlli ka vijuar duke treguar se si Krasta nuk e ka përmendur emrin e tij gjatë prezantimit të këngës në asnjë prej netëve të festivalit.

“Mua nuk më shqetëson fakti që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit por përderisa prezantuesi ka një kontratë me festivalin, dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”-ka theksuar artisti.

Ndërsa për fejesën e shumëpërfolur me vajzën e Jozefina Topallit, Megin, është shprehur se në fakt ata nuk kanë qenë asnjëherë të fejuar. Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura.

Të fundit