Flash News

KRYESORE

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj triumfojnë në Stamboll, shpallen kampionë Ballkani

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj triumfojnë në Stamboll, shpallen

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj kanë rrëmbyer një tjetër trofe ditën e sotme. Ata kanë dalë triumfues në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Gega u shpall kampione në garën e 3 mijë metrave. Pavarësisht një gare të fortë shqiptarja  rrëmbeu medaljen e artë me kohën 9 minuta e 6 sekonda.

Edhe një vit më parë Gega mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave. Edhe Izmir Smajlaj u shpall kampion në kërcënim së gjati. Ky i fundit kërceu më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m.

Të fundit