Flash News

KRYESORE

Luka Jovic ia fut vetes, gënjeu trajnerin dhe është në telashe

Luka Jovic ia fut vetes, gënjeu trajnerin dhe është në

Luka Jovic duhet të gjejë vrimë të futet. Real Madrid verën që lamë pas pagoi 60 milionë euro për serbin, por shumë shpejt trajneri Zidane u pendua dhe mendoi ta huazonte. Në Spanjë e kuptuan se mund të përballeshin me një dështim, kështu që u programua një largim i përkohshëm i ish-sulmuesit të Frankfurtit.

Me gjithë planet e Zidane, kjo nuk u realizua. Deri tani Jovic ka luajtur 6 ndeshje në kampionat dhe vetëm 2 herë si titullar. Ai është lënë jashtë edhe nga kombëtarja e tij. Arsyeja është se Jovic ka gënjyer trajnerin Rumbakovic.

Para ndeshjes me Luksemburgun, sulmuesi i tha se kishte një dëmtim. Mediat spekulojnë se ai ka vepruar kështu si një ankesë për faktin që ndaj Portugalisë ishte në stol. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Serbisë dhe e ka dënuar.

Të fundit