Flash News

KRYESORE

Luka Modric për Messin: Është një nga lojtarët më të mirë në botë, por do e ndalojmë

Luka Modric për Messin: Është një nga lojtarët më

Argjentina dhe Kroacia do të luajnë sonte në mbrëmje në ndeshjen e tyre të dytë për këtë Botëror. Pengesa më e madhe e kroatëve është Messi, gjë të cilën e pranon dhe mesfushori i Real Madrid, Luka Modric.

Modric është shprehur për “FIFA TV” se Messi është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe do të fokusohen që ta ndalojnë.

“Nuk ka shumë për të thënë, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Është lojtari më i rëndësishëm për Argjentinë. Çdo lojë, çdo sulm nis me atë. Thuajse të gjitha shanset vijnë nga Messi dhe këmbët e tij. Prandaj, si skuadrat e tjera , do të fokusohemi tek ai. Do të përpiqemi ta ndalojmë atë në mënyrën më të mirë, si skuadër, jo individualisht. Ka për të qenë e vështirë, por besoj se është e mundur,”- ka thënë mesfushori i kombëtares kroate.

Të fundit