Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Luks dhe korrupsion në ndërtesën e kryeministrisë, në 17 muajt e fundit u kryen punime me vlerë 1,55 milionë euro
Ndërtesa e Kryeministrisë është kthyer gjatë qeverisjes Rama në një nga ndërtesat më luksoze në Shqipëri. Menjëherë posa erdhi në pushtet Edi Rama e rindërtoi këtë ndërtesë dhe e pajisi atë me pajisjet e sistemet më të fundit të teknologjisë, përmes kontributit “falas” të disa firmave ndërtimore, veçanërisht firmës Fusha shpk.
Por duket se investimet milionëshe në ndërtesën e Kryeministrisë nuk janë ndalur me kaq. Vetëm në pak më shumë se një vit, dhjetor 2017-prill 2019, në ndërtesë janë kryer punime restauruese me vlerë të paktën rreth 1,55 milionë euro.
Sipas të dhënave të botuara nga Open Data Albania, përpunuar nga Exit.al, kjo shumë i është paguar vetëm një kompanie, Ad-Star shpk:
— 11 dhjetor 2017: rreth 300 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.
— 19 janar 2018: rreth 470 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.
— 20 dhjetor 2018: rreth 450 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.
— 18 janar 2019: rreth 300 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.
— 30 prill 2019: rreth 40 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.
Natyrisht, në ndërtesën e Kryeministrisë janë investuar më shumë se kaq përmes kompanive të tjera. Një tjetër investim për shembull është rreth 370 mijë euro në dhjetor 2018, për përmirësimin e sistemit të kondicionimit, përmes kompanisë ECS ECO Climate Solution. Rreth 100 mijë euro janë shpenzuar në të njëjtën periudhë për pajise kompjuterësh dhe elektronike.
Këto shpenzime luksoze ndodhin kur një nga pohimet më të rëndësishme të qeverisë është mungesa e fondeve publike për investime në shkolla dhe në art e kulturë, me anë të të cilit qeveria ka justifikuar skema të shtrenjta dhe të dyshimta koncesionare, përfshi shkollat publike në Tiranë dhe ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar.
Por në investimet në ndërtesën e Kryeministrisë bie në sy edhe një fakt tjetër i rëndësishëm: të gjitha punimet janë kryer nga një kompani thuajse e panjohur Ad-Star Shpk. Kjo kompani është themeluar në vitin 1994 në Gjirokastër dhe është e gjitha në pronësi të një individi, Alfred Çomo.
Kompania nuk ka dorëzuar rregullisht bilancet në Qendrën Kombëtare të Biznesit—ndonëse ka rreth 25 vite në treg; 10 vitet e fundit ajo ka dorëzuar vetëm bilancin e tre viteve: 2008, 2010 dhe 2014.
Të ardhurat e kompanisë në këto vite janë në rastin më të mirë disa qindra mijëra euro në total, ndërsa fitimet janë modeste dhe nuk i kalojnë 35 mijë eurot në vit.
Por befas në 17 muajt e fundit, pas kontratës së parë me për restaurimin e godinës së Kryeministrisë, kompania është bërë një kontraktor i rëndësishëm i institucioneve shtetërore.
Nga një vëzhgim i Exit.al në të dhënat e Open Data Albania, rezulton se kjo kompani ka marrë 6,33 milionë euro vetëm nga kontratat publike. Në të gjitha rastet ajo i ka fituar kontratat pa garë, me kontraktim të drejtpërdrejtë apo në procese ku nuk ka patur konkurrentë të tjerë.
Sikurse u shpjegua më sipër, Ad-Star ka përfituar rreth 1,55 milionë euro vetëm nga Këshilli i Ministrave.
Ajo ka përfituar rreth 1,18 milionë euro të tjera në tre tendera të bashkive Durrës, Përmet e Korçë, në periudhën dhjetor 2017 – prill 2019. Në të tre tenderat Ad-Star ka qenë konkurrente e vetme:
— Shtator 2017: Bashkia Durrës shpalli kompaninë Ad-Star fituese të tenderit për “Paraqitjen e konceptit së sondazheve arkeologjike për projektin Ndërtimi i shkollës Marie Kaçulini”, me vlerë rreth 10 680 euro.
— Mars 2017: Bashkia Përmet shpalli kompaninë Ad-Star fituese të tenderit për “Ndriçimin e gurit të Qytetit” me vlerë rreth 69 mijë euro.
— Në gusht 2016, Bashkia Korçë shpalli kompaninë Ad-Star fituese të tenderit për “Restaurimin e objekteve të pazarit Korçë, Loti2, ndodhet në : Pazari i vjetër i qytetit te Korçës”, me vlerë rreth 1,1 milionë euro.
Në po të njëjtën periudhë, rreth 3,6 milionë euro i ka fituar përmes 35 kontratave të ndryshme me institucione si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Shkolla e Administratës Publike.
Kthimi i menjëhershëm në kontraktor publik, në procese pa konkurrencë e një kompanie relativisht të panjohur, e cila nuk përmbush detyrimet ligjore për transparencë duke dorëzuar bilancet, të paktën, ngjall dyshime për klientelizëm dhe favorizim të padrejtë.
Është një tjetër rast që konfirmon prirjen e viteve të fundit kur garat publike në vend po fitohennga një numër gjithnjë e më i vogël kompanish, pa garë dhe në shkelje të ligjit të konkurencës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
