Flash News

KRYESORE

Lul Berisha, subjekt i OFL, por u lirua me garanci të Dakos, Balla: Hetimi është kompleks, paralajmërim 'gjyqtarit të KÇK-së'

Lul Berisha, subjekt i OFL, por u lirua me garanci të Dakos, Balla: Hetimi

Lul Berisha një prej emrave më të njohur për drejtësinë shqiptare u bë subjekt i hetimit nga OFL, si pjesë e Ligjit Special.

Megjithatë, emri i tij është përfolur edhe kur fitoi lirinë, pasi Vangjush Dako, në atë kohë kreu i bashkisë Durrës kishte dërguar një letër garancie për punësimin e Berishës.

Për këtë, u pyet nga gazetarët sot kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se procesi i hetimi është kompleks.

“Për Lul Berishën, e cdo rast tjetër, ligji i përfshin si personat a grupe kriminale pasuria e të cilëve duhet hetuar. Procesi i hetimi është kompleks. 48 orë janë të mjaftueshme për të plotësuar formularin dhe më pas policia ka 15 ditë kohë për verifikime dhe më pas vjen pjesa e SPAK për konfirmuar në rast nevoje sekuestrimi apo hapa tjerë. Mos kini asnjë merak”, tha Balla, ndërsa u ndal edhe te rasti i dosjes së OSSH dhe i drejtoi një thirrje gjyqtarit Llazër Sollaku që sipas tij po vonon vendimin qëllimisht.

“Koha e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar ka mbaruar. I bëj thirrje gjyqtarit Llazër Sollaku që të heqë dorë nga historia e vonesës së zbardhjes së vendimit për dosjen OSSH, sot mbaroi afati që ai duhet të kishte shpallur vendimi, që mundohet ti japë amnisti personave të akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë dhe që ky gjyqtar të KCK se dosja OSSH nuk mund të mbyllen me vendime të turpshme.

Unë do ta ndjek se nëse ka një dosje në Shqipëri të qartë dhe e zbardhur se si familjarë të kryeministrit të asaj kohe merrnin kontakte me lobistë, sekserë për privatizime të sektorëve strategjikë dhe që kemi e dokumentuar në Komisioni Hetimor të gjithë skemën, të jeni të sigurt se këto çështje nuk do mbyllen. Askush nuk do ti shpëtojë hetimit”, tha Balla.

Të fundit