Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lulëzojnë fshatrat turistikë në bregdet, Samir Manes nuk i japin statusin “strategjik”
Në vitin 2015 qeveria e majtë do të kujdesej që të “thurte” një kuadër të tërë për investimet strategjike. Kjo sigurisht u pa si një mundësi për të ofruar më shumë garanci ndaj investitorëve ku problematika kryesore ka qenë gjithmonë, ajo e pronësisë por jo vetëm. Ligji përcaktonte të paktën gjashtë sektorë ku investimet private, publike apo mikse të të dyjave mund të kategorizoheshin si investime strategjike.
Këta sektorë nisin me energjinë dhe minierat, transportin, telekomunikacionin, infrastrukturën dhe mbetjet urbane, turizmi, bujqësia dhe peshkimi, zonat ekonomike apo zonat me prioritet zhvillimin. Në një variacion kaq të madh sektorësh ato që kanë zënë radhë për të përfituar statusin janë fshatrat turistikë, që po mbijnë si “kërpudha pas shiut” në gjithë bregdetin.
Komiteti i Investimeve Strategjikë i cili “bekon” investitorët me statusin “strategjik” ka shqyrtuar tetë dosje ku të paktën për tre prej tyre ka dhënë miratimin, dy janë refuzuar dhe pjesa tjetër është kërkuar të plotësojnë dokumentacion shtesë. (Shqyrtimi është bërë në fund të 2017 por zbardhja e vendimeve është kryer në shkurt 2018). Por cilët janë në fakt projektet që kanë marrë statusin dhe të tjerët që presin në radhë.
Vala Mare II, “nuk e kalon provën”, s’ka struktura akomoduese
Projekti Vala Mare II është i dyti i servirur në tryezën e Komitetit të Investimeve Strategjike. Subjekti investues Mane TCI, pjesë e grupit Balfin, ka kërkuar që të përfitojë statusin nisur nga plotësimi i kriterit të kufirit të investimit por duket se kjo nuk ka bindur qeverinë që të japë miratimin. Vala Mare II është një vijim logjik i një investimi më të hershëm në Hamallaj pranë Gjirit të Lalëzit, Vala Mare Residences. Në sqarimin që jep Komiteti i Investimeve Strategjike për refuzimin e statusit thuhet se mungojnë strukturat akomoduese.
“Komiteti i Investimeve Strategjike, vendosi mospranimin e kërkesës për përfshirjen e projektit investues “Vala Mare II”, me subjekt investues “MANE TCI” Shpk, në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, Durrës, ZK.1925, në “procedurën e veçantë”, për mungesë të strukturave akomoduese turistike në projektin Vala Mare II, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit të turizmit në fuqi” thuhet në vendim.
Orientimi që ka pasur edhe më herët Vala Mare Residences ka qenë ai i shitjes në tregun imobilar të vilave duke shërbyer si komplekse rezidenciale dhe jo si struktura akomoduese në funksion të turizmit. Refuzimi nga statusi i investitorit strategjik nuk do të thotë që investitori nuk mund të vijojë me planin e zbatimit nëse kalon të gjitha hallkat e nevojshme, thjesht ai nuk përfiton nga lehtësitë që ofron kuadri ligjor “Për investimet strategjike”.
“Shuhen” shpresat edhe për “Saranda Marina Resort & Senior Housing”
Një resort në Sarandë ka qenë projekti i tretë i diskutuar në Komitetin e Investimeve Strategjike por që nuk ka arritur të marrë miratimin. Saranda Marina Resort & Senior Houses, një propozim i Concord Investment, nuk ka përfituar statusin e investimit strategjik. Në vendimin e KIS thuhet se projekti është ende i pamaturuar dhe për më tepër bie ndesh me kriteret teknike që janë miratuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Sarandës ku zona e planifikuar për resortin ka një tjetër orientim.
“Projekti i investimit ‘Saranda Marina Resort & Senior Housing’ vlerësohet i pamaturuar. Plani zhvillimor i projektit Saranda Marina Resort shtrihet në Zonën Kadastrale Nr. 8642 Sarandë dhe përfshin zonën e ish – Repartit Ushtarak në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, zonën e portit të peshkimit dhe zonën e kalatës tregtare të Portit të Sarandës në pronësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ky projekt investimi është në mospërputhje me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Sarandë. Kriteret teknike të PPV Sarandë parashikojnë që destinacioni i zonës është rekreacioni/rigjenerimi urban, dhe jo banim e resort që do ta kthenin zonën në territor privat me përdorim të kufizuar” vlerëson Komiteti i Investimeve Strategjike. Në thelb të këtij investimi përveç resortit parashikohej edhe një port për ankorimin e jahteve dhe zbatimi i kësaj pjese duket se lehtësohej nga fakti që ishte në një zonë ku ndodhet porti i peshikimit në zonën e kalatës tregtare të Portit të Sarandës. /Lexo artikullin e plotë në Monitor/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38