Flash News

KRYESORE

Lulishtja te 21 Dhjetori, Basha: Veliaj, vegël e oligarkisë e shkatërroi në favor të klientit të Ramës

Lulishtja te 21 Dhjetori, Basha: Veliaj, vegël e oligarkisë  e

Përmes një statusi në profilin e tij, Lulzim Basha reagoi ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, për prishjen e lulishtes, ku pritet të ndërtohet një kompleks pallatesh.

Po ashtu, Basha  shprehet se Shqipëria po përjeton mungesën e dritave dhe ujit, pasi sipas tij, paratë publike u përdorën për të manipuluar votën me 25 qershorit.

Statusi i Bashës:

Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës. Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.

Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.

 

Të fundit