Flash News

KRYESORE

Lulja e manushaqes në letër që ruhej prej 52 vitesh, Mirela Milori zbulon historinë e veçantë të dashurisë së prindërve

Lulja e manushaqes në letër që ruhej prej 52 vitesh, Mirela

Gazetarja Mirela Milori, moderatore e emisonit ‘Historia ime’ në tv Klan, ka ndarë me shikuesit një histori të veçantë dashurie.

Teksa në studio kishte të ftuar çiftin e aktorëve Romir Zalla dhe Suela Bako, Milori tregoi një episod nga historia e dashurisë së një çifti të veçantë.

Ajo tregoi se në prill të 1968-ës, dy të fejuar i shkruan letra njëri tjetrin. Ajo mësuese në një fshat dhe ai piktor kishin zgjedhur këtë mënyrë komunikimi si shprehje të dashurisë.

Në një nga letrat e shkëmbyera, siç tregon Milori, vajza, (mësuesja) i kishte vendosur një lule manushaqe të fejuarit të saj.

Para pak ditësh, djali, (piktori) i tregoi Mirelës lulen që e ruante prej 52 vitesh.

Çifti në fjalë ja dolën të sjellin në jetë 3 vajza, e janë gjyshër të nderuar të 3 nipërve. Të paktën në këto vite qe i njoh unë janë një familje e përkushtuar që dashurinë e tyre ua kanë transmetuar fëmijëve.

Edhe kur ju shikoja ju në 25 vjetor më dukeshin si ky çift që janë Mano dhe Skëndër Milori”, tha gazetarja Milori duke zbuluar se çifti në fjalë janë dy prindërit e saj.

https://www.dailymotion.com/video/x7rsqop

Të fundit