Flash News

KRYESORE

Luljeta Bozo e priste prej 3-4 vitesh tërmetin e 26 nëntorit, flet dhe parashikimin e goditjes në Stamboll

Luljeta Bozo e priste prej 3-4 vitesh tërmetin e 26 nëntorit, flet dhe

E ftuar në "News 24" ka qenë specialistja e Inxhinierisë që është dhe profesore, Luljeta Bozo. Në studion e News 24, Bozo u shpreh se ajo e priste një tërmet të tillë si ai i 26 nëntorit 3-4 vite më parë.

"Unë p.sh e prisja një tërmet të këtillë si të `79-ës. Dhe kam nja 3-4 vite që u them studentëve që ne jemi në prag të një tërmeti, duhet ta presim sepse kështu të paktën...."

Ndërkohë gazetarja Ola Bruko e pyet se pse nuk e tha publikisht, Bozo u shpreh duke thënë:

Ua kam thënë studentëve. Po ta thosha publikisht do të panikoseshin më keq njerëzit. Deri më sot shkenca nuk ka arritur që të parashikojë tërmetet.

Sa i takon parashikimit që ka bërë ministri i Jashtëm i Turqisë për një tërmet akoma më të fortë në Stamboll, Bozo tha:

"Ata janë bazuar në historikun e tërmeteve që kanë rënë në shtetin e tyre. Ndoshta në Stamboll po afrohet periudha për të rënë një tërmet si ai që ra tek ne. Ata e bazojnë diku këtë thënie, por që se kur mund të bjerë asnjëherë nuk i dihet."

[video width="576" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/01/037p6_1.mp4"][/video]

Të fundit