Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Luljeta Lleshanaku rrëfen qytetin e saj: Krujës i vjen era kanellë
Nathalie Handal/ Words Without Borders
Foto: Armand Sallabanda
A mund ta përshkruani ndjesinë e Krujës ashtu siç e shihni/ndjeni?
Kruja është një qytet i vogël në mes të Shqipërisë. Ajo i mbështetet një mali përballë detit dhe është e rrethuar nga një sërë kodrash të mbuluara me pemë ulliri. Qyteti identifikohet me kështjellën, e cila u bë e famshme gjatë shekullit të pesëmbëdhjetë, si seli nga e cila prijësi Gjergj Kastrioti udhëhoqi një rebelim kundër Perandorisë Osmane. Gjurmë të tjera të së kaluarës përfshijnë pazarin e vjetër dhe disa Teqe që u shkatërruan gjatë Revolucionit Kulturor të viteve '60 dhe janë rindërtuar, megjithëse nuk kanë të njëjtën bukuri si më parë.
Pas largimit nga Kruja për në Tiranë (ku kam jetuar për njëzet e pesë vjetët e fundit), perceptimi im për qytetin është më nostalgjik dhe më emocional se real. Unë shoh gjëra që nuk ekzistojnë më: njerëzit me krahët kaluar prapa shpinës, zhurmën e grumbujve të zogjve nëpër qiparisa gjatë verës, shtresat e borës bujare që mbulojnë njëra-tjetrën gjatë dimrit të gjatë, gjalpin e artë te tregu fshatar, kinemanë e ftohtë ku shkoja çdo të diel për të shikuar të njëjtin film, kopshtet e vogla me domate, gratë duke folur me kafshët shtëpiake në të njëjtën ton që përdornin me fëmijët e tyre, burrin e dehur që prishte qetësinë e thellë të natës, farkëtarin me lëkurë të errët dhe me sy blu, eremitin që jeton në një shpellë, solemnitetin e të çmendurave tek ecnin në rrugë, dyqanin e akulloreve, autobusin sovjetik me kabinën e tij të madhe me motorin në mes. Karaktere atipike të cilët ishin sa mëkatarë aq dhe të pafajshëm. Shenjtorët, heronjtë dhe demonët. Të gjitha të paharrueshme!
Cili është kujtimi juaj më i trishtë në këtë qytet?
Procesioni mizor dhe denigrimi, para tre mijë njerëzish, të dy djemve të rinj kapur duke kaluar ilegalisht kufirin e Shqipërisë komuniste në vitin 1987. Dicka e ngjashme me inkuizicionin e Mesjetës. Mesazhi ishte i qartë: "Kjo është çka do t'ju ndodhë nëse përpiqeni të bëni të njëjtën gjë!"
Por, ka edhe disa kujtime private që më trishtojnë. Unë isha fëmijë kur u ktheva nga shkolla dhe gjeta dhomën time të kthyer me kokë poshtë nga policia sekrete ditën që arrestuan xhaxhain tim për herë të tretë.
Mbaj mend tre funerale pa një martesë të vetme. Më kujtohen qentë që lanë trishtim para shtëpive bosh më 7 mars 1991 - dita e një eksodi masiv të shqiptarëve në Itali. Pashë shumë objekte personale që kanë qenë shumë të rëndësishme dhe për të cilat njerëzit punonin gjithë jetën e tyre, të hedhur pa kujdes në një moment të nxituar.
Cila është detaji më i jashtëzakonshëm, ai që kalon pa u vënë re nga shumica e qytetit?
Statujat dhe monumentet propagandistike që janë hequr. Është interesante se si disa nga statujat kishin një jetë edhe më të shkurtër se një qenie njerëzore.
Një tjetër detaj është mungesa e emrave të rrugëve. Ashtu si në shumë qytete të vogla, nuk keni nevojë të etiketoni rrugët, as nuk keni nevojë të caktoni numrat e shtëpive. Të gjithë i njohin të gjithë, dhe postieri nuk gabon kurrë. Për më tepër, ata ende e gostisin atë me kafe, raki dhe një bisedë të mirë, si në kohët e vjetra, për shërbimet e tij të rralla.
Çfarë shkrimtarësh nga këtu duhet të lexojmë?
Ky qytet është i njohur kryesisht për politikanët dhe tregtarët e tij me ndikim, për shkak të afërsisë së saj me portin detar. Por ka disa artistë, të tillë si Mimoza Ahmeti, një poete dhe shkrimtare e suksesshme; dhe Hamdi Meça, autor librash për fëmijë.
A ka ndonjë vend këtu ku ktheheni shpesh?
Duhen vetëm pesëmbëdhjetë minuta me makinë për të shkuar nga qyteti në majë të malit. Pamja nga atje është e mrekullueshme: qytetet, fermat, rrugët, deti Adriatik. Çdo gjë është aq e qartë dhe e vogël, sikur e mban në pëllëmbë. Pamja nga lart gjithnjë ka një efekt katarsisi për mua, dhe në atë moment të gjitha shqetësimet e mia duken banale dhe të pakuptimta.
A ka një ndonjë vend ikonik për letërsinë që nuk duhet të na shpëtojë?
Jo, nuk ka një vend të tillë. Por jeta këtu gjallon sipas një stili mesdhetar. Ka shumë kafene të hapura dhe njerëzit shpenzojnë shumë kohë në diell. Mund të ulesh jashtë dhe të dëgjosh njerëzit që bëjnë biseda të thella, madje edhe filozofike, herët në mëngjes, të cilat përfshijnë doza të këndshme skepticizmi, psherëtima dhe ndërprerje të thella ndërmjet mendimeve. Ka gjithmonë një seri karakteresh përreth jush për të zbuluar, dhe ndonjëherë kjo më duket më interesante se sa një hapësirë letrare.
A ka qytete të fshehura brenda këtij qyteti që ju kanë intriguar apo joshur?
Po-është qyteti i antenave, që bëhet më i dukshëm kur bie borë. Çdo shtëpi ka antenën e vet televizive, radarin e vet për t'u lidhur me botën. Këto antena konkurrojnë me njëra-tjetrën në formë, gjatësi dhe pozitë. Shumë nga ato primitivet janë zëvendësuar disa herë nga modernet të prodhuara në fabrika, por ato janë ende atje. Ata përfaqësojnë një vetë-manipulim, një kërkesë për të shpëtuar, dhe kjo kërkesë nuk është askund më e dukshme se në qytetet dhe fshatrat e vogla. Kjo është arsyeja pse, për të rinjtë lokalë, ikja bëhet motivimi i jetës së tyre dhe zbulon forcën e tyre.
Ku jeton pasioni këtu?
Në erën e kanellës së lagjeve, e cila është rezultat i riteve bektashiane të konsumimit të hashures, apo pudingu i Noes, një lloj ëmbëlsirë bërë nga një përzierje e grurit fruta të thata, arrave dhe erëzave, sidomos kanellës. Ajo shërbehet shpesh gjatë [Muharremit] muajit të parë të kalendarit hënor islamik.
Në Krujë mund të gjeni hashuret më të mira në botë. Mënyra se si e përsosën atë e bën edhe më interesante dhe mistike - gatuhej ilegalisht kur praktikat fetare ishin të ndaluara, në kohën kur Shqipëria u shpall vend ateist. Kur isha fëmijë, nëna ime e gatuante atë në hajat gjatë natës për të mos lënë ndonjë dëshmi të mundshme, sikur të ishte duke kryer një krim. Të gjithë bënin të njëjtën gjë, dhe të nesërmen rrugët mbanin era kanellë.
Cili është titulli i një prej punëve tuaja që lidhet me Krujën dhe çfarë e frymëzoi saktësisht?
Nuk është vetëm një poezi, apo një libër i vetëm, por disa libra të frymëzuar nga përvoja ime në Krujë, sidomos tre librat e fundit: Fresco, Fëmija i Natyrës dhe Hapësirë negative.
Është e vështirë të përkufizosh atë që e bëri Krujën aq të veçantë në sytë e mi, aq të fuqishme në imagjinatën time. Mund të jenë rrethanat politike, mund të jetë peizazhi. Por, ajo që unë mund të them me siguri është se ka diçka biblike në peizazhin njerëzor të qyteteve të vogla, në tendencën e tyre për të nxjerrë një dramë nga asgjëja. Gjithkush ka një emër dhe çdo ditë ndodh diçka, edhe kur asgjë nuk ndodh vërtet. Ka diçka romantike në mënyrën se si këto qytete e trajtojnë veten si qendër të universit.
Frymëzuar nga Levi Jashtë Krujës, a ekziston diçka?"
Kjo më kujton një bisedë që pata me një inxhinier sllovak në një tren nga Vjena në Graz. Ai tha: "Çdo herë që kthehem në shtëpi, fshati im duket më i vogël, shtëpia ime duket më e vogël, edhe nëna ime duket më e vogël!". Unë kam pikërisht përshtypjen e njëjtë për shtëpinë time. Kjo ndoshta do të thotë se ky qytet është brenda meje tani, jo e kundërta. Ky është një lloj intimiteti. Pjesa tjetër e botës nuk na ofron asgjë tjetër përveç një perspektive të re për të parë kujtimet e shtëpisë sonë.
*Publikuar më 20 korrik 2018. Përkthimi nga Politiko.al
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56