Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha akuzon Ramën: Mbrapa Saimir Tahirit qëndron ti; je i vdekur politikisht

Lulzim Basha akuzon Ramën: Mbrapa Saimir Tahirit qëndron ti; je i

Kryeopozitari Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekjet për të shpëtuar kupolën mafioze që drejton sot Shqipërinë. Basha theksoi se mbrapa Saimir Tahirit qëndron vetë Rama, i cili po përpiqet të mbyll sytë përpara provave të mbledhura nga antimafia italiane.

Kreu i PD-së e konsideron rivalin e tij të vdekur politikisht, ndërsa i bëri thirrje që të tërhiqet nga sjellja rrugaçërore që po tregon ndaj organeve të drejtësisë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Opozita ka denoncuar me fakte se kanabizimi i Shqipërisë është bërë me lejen e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Rama ka kërcënuar, ka transferuar, ka hequr nga puna dhe ka burgosur oficerët e policisë si në rastin e Dritan Zaganit. Shqiptarët janë ballafaqur me disa fakte të thjeshta. Antimafia italiane ka paraqitur prova ligjore se banda e Habilajve, në bashkëpunim me Tahirin, kanë kryer trafik droge dhe armësh.

A nuk është provë kur sheh se trafikanti blen varse për familjarët e ministrit dhe atij i paguhen 30 mijë euro?

Kush ka sy në ballë dhe mend në kokë e kupton se faktet janë të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e prokurorisë. Vetëm ata që tremben nga këto fakte të mbledhura nga antimafia italiane bëjnë sikur nuk kuptojnë.

Arsyeja përse Edi Rama mohon këtë që di gjithë bota është sepse ai qëndron pas Saimir Tahirit. Ai, si askush tjetër, ka përfituar nga paratë që erdhën nga kanabizimi i vendit.

Kjo është arsyeja se në vend që t’i hapë rrugën drejtësisë, Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin dhe i bën gjyqin prokurorëve. Tahiri dhe Habilaj janë shteti dhe ligji i Edi Ramës.

Në narkoshtetin e Edi Ramës ka dy drejtësi, një për qytetarët e thjeshtë që arrestohen për një faturë dritash, dhe një drejtësi për Saimir Tahirin që nuk i afrohesh dot as te makina.

Po, Edi Rama nuk do që Saimir Tahiri të arrestohet. Do që Saimir Tahiri të lihet i lirë që të shkatërrojë provat.

Kjo është pjesë e një akti mafioz për të mbrojtur të gjithë këtë kupolë mafioze. Për të mbrojtur Ramën dhe ministrat e tjerë të qeverisë, si dhe kryebashkiakë të kapur në flagrancë si pjesë e trafikut të drogës.

Edi Rama është i vdekur politikisht.

I bëj thirrje Edi Ramës që të heq dorë nga kjo sjellje rrugaçërore ndaj drejtësisë

Të fundit