Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha: Ata që goditën patrullën në Elbasan ndodhen në një prej vendeve të BE-së

Lulzim Basha: Ata që goditën patrullën në Elbasan ndodhen

Në një konferencë për shtypë, kryetari i demokratëve, Lulzim Basha ka folur për krimin dhe drogën në Shqipëri duke cituar se nëse nuk nis sulmi që nga themeli, asgjë nuk mund të ndryshoj, duke konsideruar si të tillë garantimin e votës së lirë.

Në fjalën e tij ai ka deklaruar se banda që goditi patrullën e policisë në Elbasan, u largua me ndihmën e policisë dhe sot është në një nga vendet e Bashkimit Europian.

 

Deklarata e plotë:

Dje barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, numër i cili është dyfishuar në 4 vitet e fundit. Pra për numrin e banorëve që duan të largohen nga shtëpitë e tyre jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë  dhe ndër të parët ne bot.

Pse duan shqiptarët të ikin, pse po bëhet i pajetueshëm  ky vend? Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se 39% e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit apo të dritave, 43% pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive, 30% nuk paguajnë dot këstet e huas, 30% nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë.

Por nga janari jetesa do të jetë edhe më e vështirë, ose më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të rritjes së konsumit sepse Edi Rama do të fus biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së.  Përfytyroni se sa do të rritet numri i të pamundurve dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin.

Para kësaj gjendje dramatike çdo kush mund të pyes çfarë bënë qeveria, çfarë sheh kryeministri i një vendi kur sheh këto tregues. Kryeministri nuk do t’ia di, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë dhe të dhunuar pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë.

Cila është rruga e daljes? Partia Demokratike do të luftoj fortë kundër marrëzisë, çmendurisë së rritjes së TVSH-së. Ne do të paraqesim propozimin tonë që do të frenojë këtë marrëzi që do të çoj në rritjen e çmimit të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do të vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar.

Por çdo mas,çdo lëvizje do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votë të lirë dhe të ndershme një qeveri është e detyruar të jap llogari para njerëzve dhe nuk lejohet  ta çoj vendin në greminë. Sot Edi Rama u jep llogari vetëm bandave dhe i krimit të organizuar se vetëm me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën.

Të dyshuarit kryesorë që ndodheshin në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës janë larguar nga vendi dhe sot gjenden në një vend anëtarë të Bashkimit Europin. 

Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga keqqeverisja 4 vjeçare, vota e lirë prapë së prapë  është e vetmja q mund ta shpëtoj vendin sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin e çon buxhetin e shtetit për hapjen e vendeve të punës dhe kërkesave reale të njerëzve dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin evropian. Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të jap llogari para qytetarit, të mos rris taksat, që ta bëj vendin më të jetueshëm  dhe shqiptarët mos të mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm, ndryshe treguesit e euro-barometrit dhe barometrit të Ballkanit do të jenë akoma më dëshpëruese për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të marrin në dorë të drejtën e tyre themelore, të drejtën e votës së lirë, por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Të fundit