Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha, dialog me qytetarët e Paskuqanit: Nuk do lejojmë falimentimin e biznesit të vogël

Kryetari i PD-së, z, Lulzim Basha, ka shfrytëzuar sot këtë ditë pushimi për të dialoguar me qytetarët për skemën e re të qeverisë, për vendosjen e TVSh-së edhe për binezin e vogël. Në këto takime Basha ka biseduar me qyetarët të ndryshëm, me bisnesmenë të vegjël të cilët i janë ankuar atij për takasat e ndryshme, politikën ekonomike jo efikase etj. Ja postimi i Bashës për takimet e tij: “Biznesi i vogël me të cilën mbahen mijëra familje në zonën e Paskuqanit e quan shkatërruese futjen në skemën e TVSH-së. Rrit kostot, dhe do t’i detyrojë ata të ngrenë çmimet. Edhe me çmimet aktuale, shprehen ata, mezi e mbyllin muajin. Unë i garantova se Partia Demokratike do të kundërshtojë dhe do të luftojë që kjo të mos ndodhë. I ftova të bashkohen në këtë betejë, për të mos lejuar këtë çmenduri të qeverisë që sjell falimentimin e biznesit të vogël dhe rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për gjithë qytetarët”

Të fundit