Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha-Edi Ramës: Në Lezhë nuk ekziston PS-ja, degët e partisë sundohen nga krimi

Lulzim Basha-Edi Ramës: Në Lezhë nuk ekziston PS-ja, degët e

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë të ditur se Partia Socialiste në Lezhë nuk ekziston pasi atje sundon krimi. E njëjta situatë sipas Bashës ndodhet edhe në qytete të tjera në degët e PS-së, ku janë bërë njësh me krimin.

Basha tha në Kuvend se opozita nuk ka asnjë dyshim se Rama nuk e lufton dot krimin, pasi ai është vet krimi i organizuar.

“E dini që nuk nuk keni parti në Lezhë? Qani hallin e PD-së. A e dini që në degë të ndryshme të PS-së sundon krimi. Por kur ju ngrejnë armët në mbledhjet tuaja domosdo do i keni edhe në degë. Rama nuk jep do të përgjigje përse Durim Keçit iu hoq emri nga Interpoli. Ne nuk kemi asnjë dyshim që ti nuk e lufton dot krimin e organizuar sepse ti je krimi i organizuar. Vjen këtu me dërdëllitje banale. I pashkoll je në krahasim me këtë grup opozitar këtu. Ti nuk zgjedh shkollën, ti sjell diplomat fallso, ti zgjedh krimin, me këta qeveris. Shqetësimi im nuk ka qenë kurrë ky njeri dhe qeveria e tij, por gjëma që po i bëhet këtij vendi. Ne duhet të gjejmë urgjentisht daljen nga kjo rrugë ku e ka futur vendin Edi Rama në aleancë me krimin. Realiteti është se Edi Rama ka marrëdhënie direkte, personale, me trafikantë dhe biznesmenë të lidhur me krimin”, u shpreh Basha.

Kryeopozitari përmendi edhe deputetët e kryebashkiakët e PS që sot janë shkarkuar pasi është vërtetuar lidhja me krimin.

 

Të fundit