Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha flet për inagurimin e sheshit ‘Skënderbej’: 400 mijë euro harxhuan për fishekzjarre; duhet të kishin shkuar për fermerët

Lulzim Basha flet për inagurimin e sheshit ‘Skënderbej’:

Lulzim Basha paraqiti planin e tij ekonomik para qytetarëve të Libofshës, një plan konkrekt, i zbatueshëm dhe realist që do të ndikojë në shtimin e parave në xhepat e qytetarëve, në rritjen e konsumit, të prodhimit. Një plan ekonomik që sipas tij, do ndezë dhe vërë në lëvizje ekonominë shqiptare, do krijojë vende pune e sigurojë mirëqënie për qytetarët.

“Unë vij me një plan ekonomik. Asnjë pjesë e këtij plani ekonomik nuk funksionon si një premtim veç nga të tjerët. Plani ekonomik përbëhet nga shtylla të veçanta por të lidhura me njëra-tjetrën. Një, ulja e taksave, ulja e TVSH-së. Vetëm me uljen e TVSH-së tek xhepat e konsumatorit mbeten 400 milion euro. Me taksën e sheshtë të 9%, me uljen e çmimit të naftës, me eleminimin e taksës Rama 240 lek për litër, me uljen e çmimit të energjisë, ne krijojmë një ambient të favorshëm për sipërmarrjen dhe për fermerët. Vetëm me TVSH-në rrisim fuqinë blerëse me 400 milion euro në vit. Imagjinoni, 400 milion euro më shumë, për njerëzit për të blerë qumështin, bulmetin, fruta, perimet, bukën, mishin. 400 milion euro më shumë se sot”, tha Basha

Lulzim Basha, u tha banorëve se Edi Rama jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por nuk bëri asnjë përpjekje, dhe që ditën e parë në pushtet zgjodhi prioritete të tjera, jo interesat e hallet e qytetarëve.

“Fshati dhe fermerët janë të përjashtuarit e mëdhenj të republikës së vjetër. Ju premtoi naftën pa aksizë apo jo. Ju premtoi subvencione, ju premtoi vaditje, kullim, lehtësim për imputet bujqësore? A kishte mundësi t’i bënte? Katër vite ka harxhuar 16 miliardë euro buxhet. Rilindja urbane, 400 mln euro. Shfaqja me fishekzjarre tek sheshi Skënderbej ka kushtuar qindra mijë euro. 16 mln euro ka kushtuar sheshi. Vetëm fishekzjarret kanë kushtuar midis 200 dhe 400 mijë euro sipas ekspertëve. Sa vetë do të kishin marrë subvencione me këto para po të kishin shkuar për fermerët? Sa familje do të kishin marrë ndihmë  ekonomike? Sa pensione do të ishin rritur për një vit nëse këto para nuk do të kishin shkuar për fishekzjarret e lali Erit?”, u shpreh Basha.

Të fundit