Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha ftesë Partisë Socialiste: Të zgjidhim krizën me nje qeveri ku Edi Rama nuk është kryeministër

Lulzim Basha ftesë Partisë Socialiste: Të zgjidhim krizën me

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë ftesë direkte Partisë Socialiste për ndërtimin e një qeverie tranzitore ku Edi Rama nuk do të jetë kryeministër. Në emisionin ‘360 gradë’, në Ora News, Basha theksoi se ky propozim është plotësisht edhe në përputhje me interesat e socialistëve të thjeshtë, të cilët po e ndjejnë presionin që u bëhet nga persona me rekorde kriminale.

“Unë e di që shkrirja e interesave politike me ato kriminale është problem edhe i PS. Njerëz me rekorde krmininale i mbivendosen militantëve. Bashkë me PS-në ta zgjidhim këtë krizë duke bërë hapin e parë që është një qeveri e palidhur me krimin, pa Edi Ramën kryeministër, një qeveri që nuk i lidh duart prokurorisë. Ajo që kërkojmë është tërësisht në përputhje me socialistët e thjeshtë”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Basha tha se zgjidhja e krizës fillon me dy hapa: Largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore.

Sipas kryeopozitarit, djegia e mandateve ishte një vendim i vështirë, por erdhi vetëm pas presionit të qytetarëve të cilët po mendonin se opozita po bënte fasadën e Qeverisë së Ramës.

“Vendimi ku kemi arritur është një vendim i vështirë, por kemi arritur pasi kemi shteruar të gjitha opsionet e tjera. Erdhi një moment kur vetë qytetarët nga vunë përpara zgjedhjes që të merrnim vendim ose ta çonim vendin drejt krizës institucionale, ose të qëndronim aty si fasadë. Djegia e mandateve tregon që ne e kemi braktisur regjimin e Edi Ramës. Ne po kërkojmë të rikthejmë Shqipërinë te vlerat evropiane, të rikthejmë Shqipërinë te shpresa. Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë, të rikthejmë legjitimitetin politik nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Ajo që ka rëndësi të kuptohet ështëse regjimi i Ramës ka mbaruar. Mund të themi me siguri është që do të ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Beteja jonë nuk është betejë për të siguruar fitore në tavolinë. Nuk duam thjesht largimin e Ramës, por të marrë fund koha kur Parlamenti ndikohet nga krimi. Ne kemi një alternativë, kemi një vizion ku Parlamenti të jetë llogaridhënëse përpara qytetarëve. Duhet që personat e kapur nga drejtësia duke vjedhur votat, të shkojnë përpara drejtësisë”, tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së mohoi çdo negociatë me Edi Ramën, por i bëri ftesë Partisë Socialiste për zgjidhur krizën politike ku ndodhet vendi.

Të fundit