Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha: Gati platforma për qeverinë tranzitore. Rama nuk do jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve

Lulzim Basha: Gati platforma për qeverinë tranzitore. Rama nuk do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se opozita e bashkuar ka gati një platformë për qeverinë tranzitore. Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Basha shtoi se Edi Rama nuk do të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve që do të organizohen në vend.

“Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve më. Ky njeri nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pasi aty i dhunon zgjedhjet. Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS. Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur”, sqaroi Basha.

Sa i takon emrave të përmendur për kryeministër të qeverisë tranzitore, si: Pandeli Majko, Musa Ulqini apo Evis Kushi, ai nënvizoi se opozita pranon një kryeministër që nuk është i përfshirë në afera korruptive.

Të fundit