Flash News

KRYESORE

"Lulzim Basha, kryeministër në 2021-shin"; Berisha flet planet e tij në politikë: Këshilla ime për opozitën

"Lulzim Basha, kryeministër në 2021-shin"; Berisha flet

"Lulzim Basha, kryeministër i vendit në 2021-shin", kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për  emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, ndërsa thekson se Rama nuk ka shance të fitoj zgjdhjet.

Mirëpo, referuar kësaj klime të re ndryshimesh, nuk mungon as këshilla e ish-liderit të demokratëve për opozitën dhe kryesisht pasuesin e tij në parti, Lulzim Bashën.

Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre”, thekson Berisha, duke e cilësuar afrimin e kësaj elite si etike për të ardhmen e vendit.

 “Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ka jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa", tha Berisha.

I pyetur nëse do të jetë deputet vitin e ardhshëm, Berisha u shpreh se nuk ka një projekt konkret, por shtoi se, për të qenë në politikë nuk ka nevojë për mandat.

Të fundit