Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha mesazh përpara zgjedhjeve: Mos votoni nesër, protestoni në mënyrë paqësore

Lulzim Basha mesazh përpara zgjedhjeve: Mos votoni nesër, protestoni

Kryeopozitari Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, një ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve.

Basha ka ftuar qytetarët që nesër të dalin në protesta paqësore dhe të mos marrin pjesë në votime.

Kreu i PD-së tha se ky regjim është plagosur dhe nënvizoi se vetëm duke u bërë bashkë shqiptarët mund t’ja dalin të luftojnë të keqen që solli qeverisja e Edi Ramës.

“Unë dhe demokratët nuk besojmë te dhuna. Sot i them çdo demokrati, jini krenarë sepse i shërbyet Shqipërsië për të mos rënë pre e dhunës.

Unë jam krenar, por ky regjim është plagosur.Unë e di se shumë njerëz mendojë se me autokratë si Rama dhuna është mjet për të arritur. Këtë opinion ma kanë shprehur shumë mbështetës, analistë politikë.

Nuk besoj se dhuna është zgjidhje. Forca jonë bazohet se bashkimi, durimi e kuraja. Asnjë pushtet politik që del nga dhuna, s’na sjell asgjë të mirë. Dhuna krijon kriminela, e unë besoj se nga dhuna nesër nuk fiton askush veç Edi Ramës. Ai kërKon të sigurojë prestekstin, për të justifikuarrrëzimin e tij. Por ky rrëzim s’do vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin. Fundi po vjen me braktisjen e tij. Ky fund është pasi përpjekjet tona kanë qënë europiane. Përgjegjësia e tij, mbi çdo gjë është një

Ndryshe nga Rama që përgjigjet për pushtetin e tij, unë kam përgjegjësi për çdo demokrat, për nesër kam një thirrje: Mos bini pre e dhunës, pre e provokimeve! Mos shkoni të votoni, e nëse detyroheni të shkoni në qendër rezistoni.

Ngrini zërin në rrugë, në protesta në mënyrë paqësore, me bashkim me qëndresë dinjitoze, me kurajo. Forca jonë janë vlerat. Ne duam të jemi europianë dhe duhet të zgjidhemi si të tillë. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”- tha Lulzim Basha.

 

Të fundit