Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha mesazh Saimir Tahirit: Kalëron dhe këndon karaoke, nesër do të jetë në burg

Lulzim Basha mesazh Saimir Tahirit: Kalëron dhe këndon karaoke,

Në takimet që zhvilloi me qytetarë të Kurbinit dhe Kukësit, Lulzim Basha theksoi rëndësinë jetike që ka vendi për ndryshim dhe drejtësi të vërtetë. Kreu i PD lëshoi edhe mesazhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që së fundmi shfaqet duke kalëruar dhe kënduar karaoke, por sipas Bashës, nesër e pret burgu.

“Nesër vendi do të ketë një drejtësi të vërtetë, jo me dy standarde, por me një standard, jo një drejtësi që burgos të pafajshmit, fukarenjtë, që s’paguajnë dot faturat e dritës, që nuk ushqejnë dot fëmijët me bukë, ndërkohë që ministrat e korruptuar e të lidhur me krimin livadhisin, kalërojnë, këndojnë karaoke, dhe nuk gjejnë dot vend të mjaftueshëm për të fshehur tonelatat e thesit të eurove që kanë vjedhur nga populli më i varfër. Janë kapur duke vjedhur. Ata do të jenë në burg, ata do të jenë para drejtësisë, dhe jo qytetarët e pafajshëm. Ndaj, pika e parë e ndryshimit që po vjen është drejtësia që nuk do t’i mbrojë, por do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin. Do t’i çojë në burg ata që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve, lekët e shqiptarëve, pasuritë e shqiptarëve.

Kreu i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 13 Prillit për t’i dhënë vetes dhe vendit mundësinë te drejtohen nga një qeveri, e cila, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, do ta lidhë fatin e saj me atë të qytetarëve

“Kjo është beteja që duhet të çojmë deri në fund përpara ndeshjes në kushte të barabarta, ku padyshim, Partia Demokratike ka një program fitues dhe ju ofron ndryshimin për jetën e çdo shqiptari. Që nga të rinjtë dhe sistemi arsimor, që nga biznesi i vogël dhe fermerët, tek biznesi prodhues dhe shtresa e mesme e pensionistët. Ne kemi një program që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, dhe ne e dimë se ky program është programi fitues në zgjedhje, prandaj sfida jonë është që ta bëjmë realitet një orë e më parë. Duhet të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, kushte të cilat nuk mundet dot të krijohen pa larguar Edi Ramën, pa larguar kupolën e tij, të kapur duke vjedhur zgjedhjet e 2017-s, në bashkëpunim me krimin e organizuar.”

Të fundit