Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha nga Dibra: Le të bashkohemi e të vazhdojmë betejën aty ku e kemi lënë...

Lulzim Basha nga Dibra: Le të bashkohemi e të vazhdojmë

Lulzim Basha në takime me demokratët e Qarkut të Dibrës tha se  Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë

 

Lulzim Basha vazhdoi turin e takimeve me demokratët e Qarkut të Dibrës dhe njësive 8 dhe 9 në Tiranë. Basha u shpreh se rezultati i 25 qershorit nuk shpreh vullnetin e vërtetë të shqiptarëve, por deformimin përmes blerjes masive të votës dhe diktimit të saj me presione shtetërore dhe kriminale.

“Projekti im për Shqipërinë është ​një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan.

Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratëe drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”, tha Basha në Burrel.

Në Dibër, Basha u shpreh se bashkimi i gjithë demokratëve, është rruga e vetme, e detyrueshme, për t’u ringritur përsëri e për t’u kthyer në pushtet. Ne kemi gjithë mundësinë të bashkohemi, tha Basha, e të vazhdojmë betejën aty ku e kemi lënë.", tha Basha, i cili vijoi turin me takime te tjera. 

Të fundit