Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha nga Londra: Deputetët e ardhshëm të PD-së sipas parimit një anëtar një votë

Lulzim Basha nga Londra: Deputetët e ardhshëm të PD-së sipas

Me demokratët e Londrës kreu i opozitës diskutoi për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së, në mënyrë që të tërheqë pranë vetes intelektualët dhe këdo që beson tek vlerat.

“Një prej këtyre vlerave është demokracia- tha Basha. Në Degën e PD-së Londër zbatohet parimi një anëtar një votë. Këtë formë duhet ta kemi në të gjithë PD-në”.

Basha përfshiu këtu edhe zgjedhjen e deputetëve demokratë. “Pavarësisht rrethanave të zgjedhjeve të këtij viti, e kam thënë që deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike do të vijnë sipas parimit një anëtar një votë”- Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se “do të bëjë përpjekje që ky parim të bëhet realitet që në zgjedhjet bashkiake, për ta testuar në 2-3 qytete të mëdha dhe për ta shtrirë pastaj në të gjithë vendin”.

Lulzim Basha tha se Partia Demorkatike është e vetmja forcë që mund të sjellë një ndryshim pozitiv për vendin dhe qytetarët, prandaj edhe beteja kryesore e saj është ajo për zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjatë qendrimit në Londër, kryetari Basha u takua me parlamentarë dhe zyrtarë të lartë te Qeverisë Britanike dhe Foreign Office.

Lulzim Basha ndodhet ne Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai mori pjesë ne konferencën mbi “Sfidat në Ballkanin Perëndimor”.

Konferenca e ardhshme e rrjetit të partive të qendrës së djathtë të Ballkanit Perëndimor dhe konservatorëve britanikë do të mbahet në Tiranë në Mars 2018.

Të fundit