KRYESORE

Lulzim Basha: PD do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato

Lulzim Basha: PD do hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hequr çdo dyshim sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Basha theksoi në emisionin ‘Open’ se PD do të hyjë në zgjedhjet lokale dhe do i fitojë ato.

Kryeopozitari tha se detyra e tyre është që t’i japë fund grushtit të shtetit që qeverisë sot Shqipërinë.

“Do hyjë në zgjedhje dhe do të fitojë zgjedhjet lokale. Detyra jonë është që  t’i japë fund grushtit të shtetit që qeverisë sot”, theksoi Basha.

Më herët ka qenë ish-kryetari Sali Berisha që kërkoi nga PD dhe LSI të mos hynin në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, por ky propozim nuk ka gjetur mbështetje brenda opozitës.

Propozimi i Berishës nuk gjen mbështetje në PD; Alibeaj: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet

Basha denoncon ‘gjobëvëniet mediatike’: Pronarët e televizioneve paguhen me shuma të majme

Të fundit