Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha përshëndet fitoren e Ermal Metës në “Sanremo”: Model që frymëzon Shqiptarët

Lulzim Basha përshëndet fitoren e Ermal Metës në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur kantautorin shqiptar në Itali, Ermal Meta, i cili një bashkëpunim me kolegun e tij Fabrizio Moro, fituan çmimin e parë në festivalin prestigjioz të ‘Sanremos’.

Triumfi i Metës na kujton se ka shqiptarë me energji dhe që dinë të ecin përpara, por lajmi për fitoren e tij, tha Basha, nuk bie shumë në sy sepse lajmet për shqiptarët i dominon zullumi.

“Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!”, e mbyll shkrimin e tij kryedemokrati.

 Statusi i plotë:

Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.

Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershēm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.

E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!

Të fundit