Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha reagon pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt: Është vetëm fillimi i shkërmoqjes

Lulzim Basha reagon pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt: Është

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se Fatmir Xhafaj është dorëhequr si ministër i Brendshëm. Basha e konsideron dorëheqjen e Xhafajt një hap të rëndësishëm në betejën e opozitës për të pastruar politikën nga krimi.

Kreu i demokratëve thekson se largimi i Xhafait është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan kreu i PD-së.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm se ka pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Në krye të këtij institucioni është emëruar Sandër Lleshi, ish-këshilltar i kryeministrit për sigurinë.

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm; puna si këshilltar i Ramës dhe konfliktet me Berishën kur drejtonte ushtrinë

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i parë nga LSI

Të fundit