Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha uron “Ditën e Verës” nga Elbasani, thirrje qeverisë: Hiq taksat, subvenciono sipërmarrjen

Lulzim Basha uron “Ditën e Verës” nga Elbasani, thirrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka uruar të gjithë shqiptarët festën e “Ditës së Verës”. Nga Elbasani, ku mori pjesë në panairin tradicional, Basha përpos urimeve, i kërkoi qeverisë që të ulë taksat për disa sipërmarrës, madje edhe t’i ndihmojë me subvencione për të ndihmuar mirëqënien e shqiptarëve.

“Dua t’ju uroj nga zemra të gjithëve, sipërmarrësve, artizanëve, tregtarëve që çdo vit paraqesin punë  e tyre në këtë panair. Jam i impresionuar nga disa biznese, kam parë bashkim vullnetar të zonjave që bëjnë punime dore, kam parë përparim në industrinë e prodhimit të mjaltit, po ashtu në Elbasan ndodhet një nga fabrikat më të mëdha për prodhimin e energjisë.  

Janë tre sektorë që meritojnë mbështetje nga shteti, pse jo dhe të heqjes së taksave në disa raste dhe me subvencione, për të krijuar një atmosferë pozitive për mirëqenien e tyre dhe të shqiptarëve.

Me lejoni nga Elbasani të jap një urim çdo banori të Elbasanit dhe shqiptarëve, gëzuar ditën e verës , ashtu siç çelin lulet në pranverë ashtu çeltë shpresa dhe optimizmin në zemrat e çdo shqiptari”, u shpreh Lulzim Basha.  

 

Të fundit