Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lum ata, sistemi i të cilëve nuk ndikohet nga agresionet e banaliteteve të përditshme, nga vrapi ynë i marrë, nga makinat e kohës…
ÇFARË PO LEXON?
VIOLA ISUFAJ
Vjola Isufaj është prej atyre që meritojnë etiketën 'shkrimtar i ri'. Sepse, siç thotë një autor i njohur, 'jemi i vetmi vend ku vazhdojnë të quhen 'shkrimtarë të rinj' burra e gra në të pesëdhjetat. Isufaj është profesoreshë e Letërsisë moderne në Universitetin e Tiranës, poete dhe kritike. Intervista rrëfen aq sa mundet, por jo gjithçka për të. Ajo është një frymë dhe njësi njerëzore që gjendet edhe përtej fjalës.
-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Është Historia e Skëndërbeut e Barletit. Është fjalori i Webster’s Collegiate Dictionary, është një botim i hershëm i Iliadës së Homerit-dhe janë disa tekste të tjera të vjetra-të gjitha të gjyshit-që kanë shpëtuar pa u shkatërruar pas dëbimit nga Tirana, arrestimit dhe internimeve. Janë disa libra udhëtimesh, gjithashtu. Gjithë ajo lagështirë; i kanë faqet e fryra, të zverdhura krejt. Nuk i kam zëvendësuar me të rinj. Se ç’japin një ndjesi të ëmbël ose një farë malli të diçkaje të largët por të ndritshme dhe autentike, që shpirti njerëzor ka ardhur duke e humbur.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Jo, jo, as njëri, as tjetri. Marr libra të mirë, të tillë që kanë ende diçka për të na thënë. Çështja e zhanrit as më tërheq as më shqetëson. Në fund të fundit nuk e shoh të rëndësishme. Shijoj si romanet, ashtu dhe tregimet po edhe poezinë në të gjitha format e veta.
George Steiner-i tha se poeti i rangut të parë gëlltit, brendëson krejt dijen e tij, secilën pikë, madje pa qenë nevoja ta emërtojë këtë për vetveten. Lidhja në një poezi të vërtetë mes formës dhe asaj që ne e quajmë përmbajtje është aq organike sa, nëse do ta pyesnit një poet të vërtetë se përse një poezi ishte ode, përse ishte varg i lirë, pse ishte monolog dramatik, ai do të thoshte: “Mos u bëj gomar. Lexoje! Nuk mund të jetë ndryshe.”
-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Ashtu m’u duk njëherë, por janë shtuar të tjerë. Janë disa libra artistikë, filozofikë, të teorisë letrare, të teorisë muzikore dhe të ezoterizmit. I kam dhe shumë fjalorë…
-Libri i parë që keni lexuar…
Kam lexuar gjithë qejf Kolodin, Rodarin, Lindgrenin dhe autorë të tjerë për fëmijë. Po të mos i marrim parasysh këto, romani i parë ka qenë … Sekreti ushtarak-i Arkadij Gajdar. Pas tij nisa të lexoj shumë, me të vërtetë shumë. Në klasë të gjashtë kam përpirë libra, i kam dashuruar të gjithë. Nuk mbaj mend të ketë patur një kohë tjetër kur kam lexuar aq shumë libra. Isha e mrekulluar, e lumtur. Nuk i harroj ato pasdite dhe ndjesitë që përcillnin ato. Mbaj mend një diell si portokall të përskuqur gjithë shkëlqim që zhytej pastaj në det. Ashtu unë zhytesha në shpirtin e botës, të shumë botëve. Lexova në atë kohë Ushtarin e mirë Shvejk të Jarosllav Hashekut, Harkun e triumfit, Dimrin e madh dhe shumë e shumë libra të tjerë të cilëve nuk iu ktheva më.
Sot është një kohë skëterrore për të lexuar. Sot vështirë se mund të lexohet në atë mënyrë. Lum ata që përbijnë libra në këtë kohë. Lum ata, sistemi i të cilëve nuk ndikohet nga agresionet e banaliteteve të përditshme, nga vrapi ynë i marrë, nga makinat e kohës…
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Nuk e di, nuk e mbaj mend mirë, por duhet të ketë ndodhur. Turbull-turbull më kujtohet se do të ketë qenë i letërsisë së viteve ’90.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste apo studente?
Nuk i ndaja shumë. Jo se nuk doja. Doja. Por në esencë isha vetmitare dhe të mosndarët e librave përbënte një zakon prej vetmitareje.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po, gjithmonë.
-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Sigurisht, por nuk para lexoj në sallë.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Selected Tales të Edgar Allen Poe-s dhe të tjerë kanë kaq shumë vjet tek unë, por s’janë të miat. Ia kam justifikuar harresën vetes, zvarritjen në kohë. Duhet t’i kthej ato libra, por s’po i kthej...
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Kam humbur. Më ka ardhur tepër keq. Disa as mua nuk m’i kanë kthyer. Nuk them se m’i kanë përvetësuar, por, ashtu sikurse unë, me siguri, edhe ata, ia kanë justifikuar vetes harresën, zvarritjen në kohë.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
E vlerësoj pa masë, por prapë, parapëlqej t’i zgjedh vetë.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Varet nga çka lexoj. Nuk lexohet teoria dhe kritika letrare shtrirë. Në fakt, as poezitë. Gjysmështrirë mund të rri kur lexoj romane, tregime. Kam qenë sëmurë me grip dhe komplikacione dhe tregimet e zgjedhura amerikane, tregimet greke dhe disa libra të tjerë në prozë më kanë këndellur. Shtrirë i kam lexuar.
-A lexoni në banjë?
Çfarë huqi që s’e kam kuptuar kurrë!
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Në gjuhën angleze, frënge, italiane dhe spanjolle. Si mund të lexohet poezia e Lorkës? Po e Bodlerit? Po Dante Alegeri? Kam patur fat me gjuhët, po jo dhe aq. Do të doja të dija më shumë për të shijuar poezinë. Duhej të kisha punuar më tepër latinishten. Gjuha ruse e kthjellët dhe pafundësisht e pasur, më duket si mjaltë. Hebraishtja më vjen e thellë e gjithë mistere. Arabishtja-një botë e tërë për t’u zbuluar…
-Mbani shënime kur lexoni?
Kur pata atë vrullin e madh të leximeve të moshës dymbedhjetëvjeçare, jo. Më pas kam marrë shënime. Më ka detyruar njëfarësoj dhe shkrimi i doktoraturës dhe studime të tjera. Tani përpiqem t’i kthehem vetes, të mos mbaj shënime. Është diç ndihmuese a nderuese për kujtesën. Për librin gjithashtu.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Të dy zhanret. Kur shenjoj një autor që më pëlqen, nuk lexoj gjithçka. Shpesh një autor është prezantuar me një kryevepër dhe druaj pak të lexoj punët e tjera. Por varet megjithatë, nga rasti…Ndodh që një autor duhet lexuar në tërë sistemin e tij.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Jo, s’po e bëj listën e Blumit, ju lutem. Aspak s’e kam qejf atë…
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Librat e Shenjtë, Bibla, Kur’ani. Shumë interesant Torahu, Vedat indiane, dija e fiseve Maja, dija e qytetërimeve të humbura a të zhdukura.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
Librat e shenjtë, sigurisht. Por ato do të shpëtonin, në çdo rast.
Ndiej t’ju tregoj një rast shpëtimi të tre librave që na vjen nga mitilogjia. Tre librat e Sibilës. Është një motiv mitik, të cilin parapëlqej ta vesh me rrëfim.
Në majë të një mali vullkanik në një gji të Mesdheut ndodhej një faltore. Faltorja e Sibilës. Guva e saj niste nga kodra përmbi të cilën do të ngrihej i madhërishëm, në qetësinë dhe misterin e tij, mali. Kushdo që do të hynte në guvë, për t’u këshilluar me të, do të lëvizte nëpër një kalim të nëndheshëm, njëqind e ca metër gjatësi, kalim, i cili degëzohej në dhjetra kalime të nëndheshme të tjera, të shkrurtra, që i rrinin përbri, prej të cilave depërtonin rreze drite që jepnin e merrnin në errësi. Çurga e diellit, krijonte kështu një efekt të mahnitshëm me këmbimet me terrin. Në fund shtrihej një korridor i gjerë, në të cilin vizitorët prisnin të dëgjonin verdiktin e saj.
Ajo kur e kur, e përcillte at verdikt përmes tingujve të zërit të saj, tinguj të cilët, kur kalonin përmes këtyre dhjetra e dhjetëra zgavrave përthyeshin në qindra zëra.
Në kohëra kur zezonat kërcënonin perandoritë, gjyqtarët kërkonin të dinin diçka nga projektet hyjnore, ç’kishte shkruar fati për ta, ata vëzhgonin zogjtë, por kumtet e Zotave ishin të pazbërthyeshme. Kur situata u rëndua sa s’mbante më, Senati, duke mos i mbetur gjë tjetër, urdhëroi hapjen e librave të saj, një sërë profecish, ku ishte shkruar me siguri dhe fati i perandorisë.
Kur librat u sollën në Romë, ajo ishte tepër e re për të mbajtur e mbrojtur veten. Megjithatë, u vuri një çmim të lartë librave. Perandori i Romës pa e zgjatur shumë, refuzoi atë çmim duke menduar se ajo po thyhej kësisoj e po e ulte ofërtën, por ajo aty për aty, papritmas, u vuri flakën tre prej librave duke lënë gojëhapur tërë senatin dhe ende pa marrë kush veten nga shfaqja, të njëjtin çmim të lartë që kish caktuar për nëntë librat, e vuri për gjashtë librat që kishin mbetur. Perandori i regjur në punë luftërash, tregtie e diplomacie, qëndroi drejt, dhe pa lëvizur qerpikun, tregoi, megjithatë, se ky gjest nuk i kishte bërë asnjë përshtypje; ai nuk e pranoi çmimin e vënë, e hodhi atë poshtë sërish.
Sytë e të gjithëve u kthyen tani nga vajzukja e sfiduar që duhej të kish mbetur pa forcë.
Por pa një pa dy, krodhi në zjarr tre libra të tjerë nga gjashtë që kishin mbetur tashmë. Ajo qëndronte përsëri e palëvizur, (dhe gjithçka tjetër do të ketë mbetur e palëvizur, veç flakët do të jenë ngritur përpjetë më fort se më parë).
Gati për të flakur në zjarr dhe tre librat e fundit të mbetur, nuk jepte asnjë shenjë çmendurie.
Atëherë perandori brofi më këmbë dhe pa e zgjatur urdhëroi blerjen e tre librave të mbetur me çmimin që Sibila propozoi që kur i kish nëntë libra.
...
Edhe kur ra në heshtje të plotë e s’hapi më gojë kurrë, emri dhe fama e prestigji i mbetën të paprekura, madhështia, autoriteti i saj nuk iu cënuan kurrë.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Kush vjedh një lule apo një libër, asnjëherë s’ka për t’u dënuar.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Nel mezzo del cammin di nostra vita
mi ritrovai per una selva oscura,
ché la diritta via era smarrita.
Në fakt, përse njeriu (njerëzimi) në mes të udhës së jetës së tij, e humb rrugën?
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Ka personazhe me të vërtetë të hatashëm në botën e letrave, që nga mitologjia. Nga romanet e para që kam lexuar, djali që kërkonte nënën tek Nga Apeninet në Ande dhe shkruesi i vogël fiorentin më mbetën në mendje, pastaj Robinson Kruzoja i Daniel Defosë, që na tha se vullneti njerëzor është më i forti në këtë botë, Rudini i Turgenjevit, Fausti i Gëtes, personazhet e Hygoit gjithë fajtorë dhe të shfajësuar njëkohësisht, Mersoja i Kamysë dhe personazhet kafkianë, gogolianë dhe dostojevskianë më patën bërë përshtypje kur i njoha dhe sa shumë të tjerë përveç tyre!
Një personazh që më la mbresë më vonë, Oleg Kostogllotovi i Pavionit të kancerozëve të Sollzhenicinit më transmetoi një himn të heshtur por të jashtëzakonshëm të dinjitetit njerëzor.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Nuk bëhem shumë merak për autografe; kam tekstet.
-Çfarë po lexoni?
Pas shqyrtimit të gjithçkaje, kuptojmë se ky shekull…nuk do të jetë më i rafinuari, madje as më i ndërlikuari, por më i nxituari, shekulli në të cilin, Qenia e tij, e cila u shpërbë në lëvizje, në qytetërim, në shtysa tejet të fuqishme drejt më të keqes, do të bëhet copë e thërrime në vorbullën që shkaktoi vetë. Tani që asgjë s’mund të shpëtojë prej asgjësimit, pra, le të mos ushtrojmë virtytet tona mbi të, madje le të përpiqemi të gjejmë, në teprimet pas të cilave jepet, diçka ngazëlluese, diçka që fashit zemërimin tonë duke mos ia shfaqur hapur përbuzjen tonë. Kështu, këto fantazma, këta automate, këto kufoma të ringjallura bëhen më pak të urryera nëse arrijmë të rrokim motivet e pandërgjegjshme dhe arsyet më të thella të tërbimit të tyre: a nuk e ndiejnë edhe ata vetë se koha që u është dhënë po mbaron ditë pas dite dhe se zgjidhja po merr formë? A nuk jepen ata kokë e këmbë pas shpejtësisë, pikërisht për të shmangur këtë vetëdijësim?...
… Citova këtë fragment nga E.M.Soran “Rënia në kohë”, të cilin po e lexoja pikërisht në çastin kur mora pyetjet e kësaj interviste.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38