Flash News

KRYESORE

Lumi i Shalës... Mësoni emrin e vërtetë të perlës së veriut, banorët: Mbeti nga agjencitë turistike, vendasit u ndjenë të fyer

Lumi i Shalës... Mësoni emrin e vërtetë të perlës

Lumi i Shalës, një nga destinacionet turistike që përshkruhet nga vizitorët që e kanë parë nga afër, si perla e bukurive të Komanit.

Por a e dini në të vërtetë, se përse kjo zonë njihet me emrin ‘Shala’?

Një banorë i zonës ka treguar në “Pushime on top”, se ky emër i ka mbeturu zonës prej agjencive turistike, pasi në të vërtetë njihet si ‘Bliri i gurit të Lekës”.

“Vendi është i rrethuar në të gjitha anët me drurin e blirit dhe ka marrë emrin ‘Bliri i gurit të Lekës”.  Guri i Lekës është një fshat që ndodhet rreth një orë larg prej aty dhe mendohet se aty ka kaluar vitet e fundit të jetës Lekë Dukagjini. Agjencitë turistike kanë edhe të metat e veta që për lumin e Shalës, që ia vunë atë emër, por shumëkujt i ka mbetur hatri, sepse kjo i mbeti prej agjencive turistike”, u shpreh banori.

Megjithatë, ky lum është kthyer një destinacion turistik si për të huajt dhe vendasit, pasi spikat me ujin e tij të veçantë ngjyrë blu e thellë.

Të fundit