Flash News

KRYESORE

Lumi Seta del nga shtrati, rrezikohet jeta e banorëve të fshatit Çidhnë (VIDEO)

Lumi Seta del nga shtrati, rrezikohet jeta e banorëve të fshatit

Lumi Seta në fshatin Çidhnë të Dibrës ka dalë nga shtrati duke rrezikuar jetën e banorëve të kësaj zone.

Qytetarët ndihen të frikësuar. Teksa kanë dërguar videot në Politiko.al, ku shfaqet situata kaotike, ata bëjnë thirrje për ndihmë nga shteti. Edhe ura që liidh dy fshatrat është dëmtuar duke bllokuar banorët. 

Kujtojmë që banorët e këtij fshati janë përballur më herët me një leje qeveritare për ndërtimin e SETA 4, një hidrocentrali që do të marrë ujërat që rrethojnë fshatin e tyre, përfshirë këtu edhe burimet që fshatarët përdorin për konsum familjar. Banorët janë përballur edhe me rrëmbim tokash dhe shembje të pronës private.

Në video duket dhe mjetet e kompanisë, të cilat po zhvillojnë ndërhyrjet për krijimin e hidrocentralit./Politiko.al/

 

Të fundit