Flash News

KRYESORE

“Lundroi” në tri parti, Lefter Maliqi pasi pranoi mandatin: Politika ka nevojë për mua, nuk 'shitem'

“Lundroi” në tri parti, Lefter Maliqi pasi pranoi mandatin:

Lefter Maliqi, kandidati i parë i listave zgjedhore të PD që pranoi mandatin e deputetit ka folur mbi qëndrimin që do të mbajë në Kuvend.

I ftuar në ‘faxnews’, ai thotë se e ka në natyrë që nuk ‘shitet’, ndonëse Maliqi ka qenë brenda pak vitesh përfaqësues i të tri partive kryesore në vend, fillimisht me LSI, më pas me PD. Pasi renditej i treti në listat e demokratëve për Beratin, ai doli përkrah PS, duke u kërkuar mbështetësve të votonin kandidatët e propozuar nga Rama.

“Politika ka nevojë për mua dhe ata njerëz që unë ti mbështes. Le të jetë kryeministër Edi Rama, unë kam një natyrë që nuk i shitem qeveritarëve jo vetëm ballë për ballë në parlament, por duhet të mbajnë premtimet që dhanë në elektorat kur erdhën. Ky është parimi im. Kam qenë me LSI, më pas dola i pavarur se nuk u vlerësova. Kur kalova me PD, Berishën e kam pritur me këngë e valle”, u shpreh Maliqi.

Doli nga rreshti dhe pranoi mandatin, ironia therëse e Bujar Kapexhiut me Lefter Maliqin: Prostitucion zgjedhor!

Të fundit