Flash News

KRYESORE

Lutje për Shqipërinë dhe shqiptarët, Meta falenderon Papa Françeskun

Lutje për Shqipërinë dhe shqiptarët, Meta falenderon Papa

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh falenderimi Papa Françeskut pas lutjes së tij gjatë Meshës së Shenjtë të së dielës, ku u solidarizua me popullin shqiptar të goditur nga moti i keq dhe përmbytjet.

“Kam nderin e veçantë që në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhin Tuaj gjatë Meshës së Shenjtë të ditës së djelë dhe fjalët Tuaja mbështetëse, solidarizuese e inkurajuese për popullin shqiptar dhe vendin tim të goditur së fundi nga moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara prej tij.

Lutjet Tuaja Shenjtëri dhe vëmendja e kujdesi që Ju dhe Selia e Shenjtë vazhdoni të tregoni ndaj Shqipërisë, mua dhe popullin tim, na mbushin me shpresë e besim dhe forcë e kurajë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe për të qëndruar më afër me njëri-tjetrin dhe familjeve, prindërve dhe fëmijëve të prekur nga pasojat e përmbytjeve”, thuhet ndër të tjerash në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar.

Të fundit