Flash News

KRYESORE

LVV dhe LDK gjejnë gjuhën e përbashkët?

LVV dhe LDK gjejnë gjuhën e përbashkët?

Pas rreth 4 muaj diskutime, duket se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të formuar qeverinë e re.

Dita e sotme ka qenë vendimtare në këtë arritje. Gazeta Express shkruan se “njerëz të afërt me ekipet negociuese nga të dy partitë më të mëdha politike në vend kanë treguar se ka lëvizje pozitive dhe se marrëveshja mes dy partive pritet të arrihet nesër, të shtunën.”

Po bëhen përpjekje të mëdha që të lihen pas përplasjet sa i përket çështjes së kryeparlamentarit.

Kështu, duket se i mandatari për formimin e qeverisë, Albin Kurti, sipas të gjitha gjasave do ta bëjë qeverinë të hënën.

Pikërisht më 3 shkurt, ditën e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit, seancë e kërkuar nga vetë lideri i LVV-së.

Të fundit