Flash News

KRYESORE

"Ma bëj hallall", humbi jetën prej së njëjtës sëmundje; gazetarja përlotet në studio

Hemangioma është një tumor i rrallë që ka prekur dhe 15-vjeçaren, Elonën, një rast që është bërë publik dhe në media. Dy vite më parë, gazetarja Saranda Hoda ka qenë ë ftuar në emisionin "Rudina" ku edhe tregoi për sëmundjen e saj, hemangiomën. Ky ka qenë dhe pika e parë e kontaktit të gazetares dhe Elonës.

Pas këtij momenti, dy vajzat u lidhen shumë bashkë dhe gazetarja Sasa, siç e thërrasin të gjithë, ka qëndruar tërë kohës në kontakt me të.

E ftuar sot tek "Rudina", Sasa ka rrëfyer gjithë rrugëtimin e Elonës, deri në çastet e saj të fundit:

“Elona ka rënë në kontakt me mua nëpërmjet emisionit tuaj. Elona bashkë me nënën e saj kanë ardhur në Televizionin Klan, kanë kërkuar numrin tim të telefonit. Më ka marrë në telefon nëna e Elonës dhe më kanë thënë nëse mundesha t’i ndihmoja. Më nisën fotot e saj dhe pashë që gjysma e trupit të saj ishte e mbuluar me Hemangiomë. Kam qenë me plagë të hapura, por u nisa drejt saj dhe kur e pashë filloi të qajë shumë. Më parë i kishte thënë nënës së saj mos shpenzoni para kot për mua sepse nuk do të gjej shërim, por kur më pa mua më pa si shpëtimin e saj. U lidha shumë me të, ishim bashkë në Beograd dhe mjeku më tha që pa mbushur 17 vjeç nuk mund ta fusim në operacion. Lutesha që Elonës të mos i ndodhte hemorragjia e brendshme që më ndodhi mua, por pikërisht ajo që kisha frikë më shumë ndodhi. Elona pësoi hemorragji të brendshme, por unë nuk doja të hapja panik tek ajo dhe familjarët e saj, i druhesha gjendjes së komës. Elona ishte shumë e fortë, kishte shumë shpresa dhe bënte plane.”

Momenti më prekës në studio ishte kur Sasa tregoi se Elona e kishte gjithmonë merak të rregullohej shtëpia dhe në varrin e saj, mamaja e Elonës i kërkon falje së bijës:

"Nëna e saj, ditën që e përcolli tek varri, i tha që ma bëj hallall që të kam vënë në gjumë pa bukë e te kam çu në shkollë pa bukë."

Situata ka krijuar heshtje në studio dhe lot tek Rudina e vetë Saranda.

Vidion e plotë, mund ta shihni më poshtë:

Të fundit