Flash News

KRYESORE

“Ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty”, Eni Çobani dedikim prekës mikeshës së prekur nga kanceri

Eni Çobani, juristja më e njohur në Shqipëri i ka bërë një dedikim prekës mikeshës së saj të ngushtë, e cila po lufton me vdekjen pasi u prek nga sëmundja e kancerit.

Për t’i dhënë asaj një mbështetje morale, Eni nuk është treguar e dobët duke fshehur lotët para saj dhe i ka kërkuar që të lidhë shallin në kokë, njësoj si ajo.

“Sot e fillova ditën me miken time të ngushtë e cila po kalon një sfidë të madhe me jetën të cilën po e sprovon shumë shpirtërisht dhe moralisht. Tek e shikoja më dukej sikur lexoja librin e jetës që nga loja me peta para pallatit dhe deri ditën kur ajo dhe unë u bëmë nëna dhe gra profesioniste.

Më dolën lot pas xhamave të syzeve por e kapa dhe e shtrëngova fort dhe i thashë ma lidh dhe mua këtë shallin në kokë si ty se dua të jem me ty kudo në të mirë dhe në të keqe dhe kështu të dyja do ta mundin të keqen në trupin tënd. Sot dua ti lutem veçanërisht Zotit për miken time dhe për gjithë ato gra e burra që duan ta sfidojnë të keqen me forcë dhe vullnet. Se jeta është një dhe atë duhet ta jetojnë të gjithë secili në formën e tij”, shkruan juristja në rrjetet sociale.

Të fundit