Flash News

KRYESORE

“Ma mbylli telefonin”, Nard Ndoka ironizon përplasjen për Lleshajn dhe tregon bisedën me gazetaren

“Ma mbylli telefonin”, Nard Ndoka ironizon përplasjen për

Kreu i Demokristianëve dhe deputeti Nard Ndoka ka zgjedhur të ironizojë përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit publikoi letrën me 14 pyetjet që i kishte dërguar Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkonte informacion për Sandër Lleshajn.

Në një postim në ‘Facebook’, Ndoka tregon bisedën me një gazetare e cila e kishte telefonuar për t’i bërë sipas tij dy pyetje shteruese.

“Më mori një gazetare sot në telefon: “Zoti Ndoka, kam dy pyetje shteruese për ju”?

- Pse dy, i thashë.

- Po sa?

- Katërmbëdhjetë, se dy shterojnë shpejt!

Të marr më vonë, më tha, dhe mbylli telefonin”, shkruan me ironi Ndoka.

Të fundit