Flash News

KRYESORE

Macron: Europa nuk ka qenë kurrë më parë kaq ‘e nevojshme’ dhe kaq ‘e rrezikuar’

Macron: Europa nuk ka qenë kurrë më parë kaq ‘e

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Europian ta shfrytëzojnë votimin e tyre në zgjedhjet e Parlamentit Europian për të mbrojtur dhe fuqizuar Europën “e rrezikuar”.

Në një artikull të publikuar nga “Le Parisien”, Macron shkruan: "Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore Europa nuk ka qenë më e nevojshme se sot. Në anën tjetër ajo nuk ka qenë kurrë më parë kaq e rrezikuar.”

Banorët e Parisit e shohin si pozitiv qëndrimin e Macron-it përballë populizmit në rritje të Europës, edhe nëse nuk kanë qenë dakord me politikat e tij të brendshme.

Artikulli i udhëheqësit francez ka patur jehonë dhe është botuar në gazetat e 28 vendeve europiane.VOA

 

Të fundit