Flash News

KRYESORE

Macron: Franca do të ketë një tjetër qasje ndaj Britanisë së Madhe

Macron: Franca do të ketë një tjetër qasje ndaj

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Franca nuk mund të trajtohet në të njëjtën mënyrë.

“Nuk mund të jetë edhe brenda, edhe jashtë. Populli britanik ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian. Nuk do të ketë detyrime të njëjta, ndaj edhe nuk do të ketë të drejta të njëjta”, tha kreu i shtetit francez.

Ai shtoi se do të mbrojë interesat e peshkatarëve, bujqve dhe punëtorëve francezë, në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen mes Britanisë dhe BE-së.

“Në këto negociata, të 27 vendet do të jemi të bashkuara dhe do të veprojmë në interes të unionit”, shtoi ai.

Britania e madhe del nga BE-ja më 31 janar, e më 1 shkurt futet në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian, ,por nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij. Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Të fundit