Flash News

KRYESORE

Macron ironizon Trumpin: Të bëjmë planetin tonë sërish të madh

Macron ironizon Trumpin: Të bëjmë planetin tonë sërish

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka dhënë një ”shuplakë” mediatike presidentit amerikan, Donald Trump duke u shprehur në gjuhën angleze nga pallati Elize dhe duke iu drejtuar amerikanëve që janë kundër pozicionit të Shtëpisë së Bardhë për Marrëveshjen e Parisit, me një modifikim të shprehjes kult të Trump, por me nuanca ekologjike.

Pas fjalimit në frëngjisht, në të cilin theksoi se e respekton vendimin sovran të Trump, por duke e cilësuar një gabim për popullin e tij dhe të ardhmen, Macron ka ripërsëritur të njëjtin fjalim në anglisht, duke iu drejtuar amerikanëve se “Franca beson tek ata, bota beson tek ata”.

“Jeni një komb i madh, i jeni vënë kundër injorancës dhe obskurantizmit. Por mbi klimën nuk ka plane B, sepse nuk ka një planet B. Inxhinierë, shkencëtarë amerikanë që punoni për klimën, po ju bëj një thirrje, ejani të punoni me ne në Francë”, theksoi Macron.

Më pas ai do të mbyllte fjalimin e tij por duke bërë një modifikim të frazës së preferuar të Trump, “Make America great again” (Të bëjmë Amerikën sërish të madhe), në “Make our planet great again” (Të bëjmë planetin tonë sërish të madh).

 

Të fundit