Flash News

KRYESORE

Macron ka një kërkesë për Trump: Qartëso qëndrimin për BE-në

Macron ka një kërkesë për Trump: Qartëso qëndrimin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkon që të dijë se çfarë qëndrimi ka homologu i tij i SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me Bashkimin Evropian.

"Ajo çfarë është e sigurt është se ne i kemi disa paqartësi, sidomos kur shikojmë pozicionin e Trump në lidhje me Brexit-in (daljen e Britanisë nga BE-ja) dhe faktin që ai promovon një Brexit pa marrëveshje (me BE-në)", tha Macron për “New Yorker”.

Ai shtoi se: “Trump duhet ta sqarojë qëndrimin e tij kundrejt Evropës".

Në një intervistë për NBC-në që u transmetua gjatë fundjavës, Trump u pyet në lidhje me përpjekjet e evropianëve për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin, nga e cila presidenti amerikan është tërhequr.

"Nuk më intereson për evropianët. Evropianët po bëjnë shumë para. Evropianët janë mirë.

Dhe, më lejoni t'ju them, ne jemi shumë të mirë me Evropën. Ne kujdesemi për të. NATO-ja shpenzon sasi të jashtëzakonshme, sasi joproporcionale. Sa i përket tregtisë, Bashkimi Evropian me të vërtetë ka përfituar prej nesh për një kohë të gjatë", tha Trump.

Të fundit