Flash News

KRYESORE

Macron ka një plan për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk është aspak i mirë

Macron ka një plan për Shqipërinë dhe Maqedoninë e

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk po kalon një moment të paqtë. Shkak i kësaj janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Numri 1 i shtetit francez gjendet mes dy zjarreve, pas vendimit për të vendosur veton për të mos lejuar hapjen negociatave për dy shtetet ballkanike.

Por vendimi i tij solli një reagim të ashpër në Bashkimin Evropian. Një pjesë e mirë e liderëve të unionit u përplasën me të në samitin e Belgjikës dhe diskutimet e ashpra nuk munduan. Për më tepër që ditën e sotme, Parlamenti Evropian votoi një rezolutë ku e bën të qartë se ishte gabim mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rezolutë thuhet gjithashtu se të dy shtetet i kishin plotësuar kërkesat për të nisur bisedimet. Rezoluta u miratua me një shumicë dërrmuese votash pro, 412, ndërsa 136 ishin kundër dhe 30 eurodeputetë abstenuan.

Parlamenti shprehu zhgënjimin e thellë për dështimit e liderëve të Bashkimit Evropian për të rënë dakord në samitin e 17-18 tetorit.

Nga ana tjetër në mars janë zgjedhjet lokale në Francë. Macron kërkon që ta shfaqë veten si një lider i pushtetshëm në Evropë, për më tepër që i trembet kritikave, që mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve në rast se nisin bisedimet me dy shtete, të cilat ende janë larg standardeve evropiane.

Nisur nga kjo, ai e ka një Plan B për të dyja shtetet ballkanike. Macron duket se ka gjetur nj të mesme, qe sipas tij do të lejë edhe BE-në, edhe shtetet ballkanike të kënaqura.

Ideja e tij është partneritet i veçantë dhe i privilegjuar për disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas gazetës “Nezavisne”,, ky partneritet i privilegjuar do të zëvendësonte një anëtarësim të plotë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë mbështetje financiare, rregulla speciale për qasje në tregjet evropiane dhe të tjera benefite, por duhet që të tërhiqen nga anëtarësimi i plotë.

Presidenti francez është i vendosur që t’ia arrijë qëllimit. Për këtë arsye, ai shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë. Këtë e konfirmon vetë ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak.

“Siç ju e dini, kryeministri, Zoti Rama e njeh mirë presidentin e Republikës dhe presidenti Macron e njeh zotin Rama. Ata komunikojnë rregullisht, por i takon Presidentit të Republikës të vendosë se kur do të vijë në Shqipëri, por ai ka thënë shpesh që do të vijë dhe do të vijë. Nuk mund t’ju them se kur, pasi nuk e dimë ende. Zoti Rama ka qenë në Francë në vizita zyrtare dhe tani bëjmë fjalë për një vizitë të presidentit Macron në Shqipëri. Por do të vijë” tha Vasac.

Të fundit