Flash News

KRYESORE

Macron: Kemi fituar betejën me covid-19, rihapen kufijtë për vendet e BE

Macron: Kemi fituar betejën me covid-19, rihapen kufijtë për

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron duket se ka shpallur fitoren e parë ndaj virusit covid-19.

Gjatë një fjalimi të mbajtur, Macron njoftoi se do të hiqen një sërë kufizimesh të vendosura prej disa muajsh si masa parandaluese për përhapjen e pandemisë.

Presidenti sqaroi se tanimë mund të rinisin udhëtimet nga vendet që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, do të rihapen kafenetë dhe restorantet, do të lejohen vizitat e anëtarëve të familjes nëpër shtëpitë e pleqve etj.

Siç raporton CNN, Macron i është drejtuar kombit duke paralajmëruar se virusi edhe mund të rikthehet, ndaj kërkoi vigjilencën e të gjithëve.

Të fundit