Flash News

KRYESORE

Macron kërkon angazhimin e gjermanëve: Reformat në BE nuk bëhen vetëm me ambiciet e francezëve

Macron kërkon angazhimin e gjermanëve: Reformat në BE nuk

Franca ka nevojë që Gjermania t’i qëndrojë pranë lidhur me reformat domethënëse të Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron përpara bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ambiciet tona nuk mund të realizohen vetëm. Dhe unë e kam thënë disa herë, ato duhet të shoqërohen nga ambiciet gjermane”, deklaroi Macron.

Merkel ndodhet nën presionin e krijimit të një qeverie të re pas zgjedhjeve të shtatorit.

Macron përshëndeti koalicionin paraprak mes bllokut konservator të Merkelit (CDU-CSU) dhe qendrës së majtë socialdemokrate (SPD), që pritet të votohet gjatë një takimi të partisë këtë fundjavë.

“Di që edhe SPD-ja ka treguar ambicie të madhe për Evropën dhe teksti paraprak për votim e parashikon këtë”, theksoi Macron.

Të fundit