Flash News

KRYESORE

Macron nuk e ka për zemër Ballkanin? Presidenti i Francës "hap luftë" edhe me bullgarët

Macron nuk e ka për zemër Ballkanin? Presidenti i Francës

Emmanuel Macron duket se nuk e ka për zemër Ballkanin. Pasi zemëroi shqiptarët dhe maqedono-veriorët me veton e tij për të mos lejuar hapjen negociatave për dy shtetet ballkanike, ai ka sjellë pakënaqësi edhe në Bullgari.

Shoqëria bullgare si edhe politikanët vendas kanë shprehur indinjatën e tyre pas një deklarate të bërë nga kreu i shtetit francez. Në një intervistë në revistën franceze, “Valeurs Actuelles”, Macron tha se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në vend.

“Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, ishte qëndrimi i tij.

Por kjo në Bullgari u konsiderua fyerje.

“Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimi Karakatshanov.

Kurse ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva porositi ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze.

Kurse ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine u thirr të hënën në ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.

Sipas medieve franceze, Macron po e shfaq veten më të ashpër dhe kundër emigracionit, sepse ai po bëhet gati për zgjedhjet presidenciale të 2022-it.

Kjo është arsyeja se përse ai bën deklarata ku kërkon unitet të BE-së, ndryshim të rregullave të zgjerimit,d he riorganizim të brendshëm. Të gjitha këto për ta shfaqur veten si lideri nr 1 i unionit, e të fitojë kështu zemrat te francezëve në zgjedhje.

Të fundit