Flash News

KRYESORE

Macron nuk humb kohë, u dërgon shteteve të BE-së projektin e ri për zgjerimin

Macron nuk humb kohë, u dërgon shteteve të BE-së projektin e

Presidenti i Francës Emmanuel Macron hedh një tjetër hap për të realizuar planin e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Shteti francez u dërgoi vendeve të unionit një projekt mbi metodologjinë e re për zgjerimin.

Ndërsa qëndrimi i kreut të shtetit francez për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mori shumë kritika, në këtë draft që në krye shënohet mbështetja e pa kursyer e Parisit për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në dokument thuhet se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia i përkasin Evropës, për shkak të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre.

Por aty theksohet se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale të kërkuara për anëtarësimin e ardhshëm në BE vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në vendet kandidate mbeten të pamjaftueshme.

Për këtë arsye, një qasje e re ndaj procesit të pranishëm është e nevojshme për të mbështetur këto vende në terma konkretë në lidhje me reformat e nevojshme për sundimin e ligjit.

Dokumenti bazohet mbi 4 parime; mbështetje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri.

“Sapo të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e njëkohshme të një numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, duke marrë parasysh tiparet specifike të secilit kandidat kur është e përshtatshme”, thuhet në propozimin francez.

Për të kaluar në fazën tjetër, vendet do të duhet të respektojnë në mënyrë efektive kritere të sakta, të cilat do të mundësojnë që legjislacioni të adoptohet, por edhe të zbatohet në mënyrë efektive në kuadrin e pjesëmarrjes në një politikë të caktuar.

Të fundit