Flash News

KRYESORE

Macron: I pamundur progesi i Turqisë drejt BE-së. Erdogan: Nuk do t'ju lutemi vazhdimisht

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se zhvillimet e fundit në Turqi në fushën e të drejtave të Njeriut përjashtojnë çdo avancim të mundshëm në negociatat e anëtarësimit të këtij shteti në Bashkimin Evropian.

“Për sa i përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, është e qartë se zhvillimet e fundit nuk lejojnë ndonjë progres të mundshëm në këtë proces”, u shpreh ai gjatë një konference të përbashkët shtypi pas një takimi në Paris me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, Erdogan duke folur për të njëjtën çështje deklaroi se, "kjo situatë e ka lodhur popullin tim. Pra, kjo ndoshta do të na shtyjë drejt një vendimi. Sepse ne nuk jemi në gjendje që të themi vazhdimisht 'ju lutemi na merrni edhe neve."

Të fundit