Flash News

KRYESORE

Macron shpreson se midis Trump-it dhe Rohani-t do të ketë një takim së afërmi

Macron shpreson se midis Trump-it dhe Rohani-t do të ketë një

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shpreson se në javët e ardhshme do të bëhet një takim midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Iranit, Hassan Rohani.

"Dy gjëra janë shumë të rëndësishme për ne: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore dhe kjo situatë nuk duhet të kërcënojë kurrë stabilitetin rajonal. Ajo çfarë pres në javët e ardhshme, është që t'ia dalim të shohim një samit midis presidentit Rohani dhe presidentit Trump", tha Macron në një konferencë për media në fund të samitit të G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, që i zhvilloi punimet në Francë.

Macron tha se po zhvillohen diskutime për të organizuar samitin Trump-Rohani.

Trump dhe Rohani pritet të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do t'i nisë punimet në fund të shtatorit.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar pas tërheqjes së Trump-it nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Republikës Islamike dhe fuqive botërore.

Të fundit