Flash News

KRYESORE

Macron thirrje protestuesve: Ndalini protestat për festa, kini përgjegjësi për të tjerët

Macron thirrje protestuesve: Ndalini protestat për festa, kini

Franca po kalon një situatë të vështirë me festat që po afrojnë, pasi është e paralizuar. Protestat kundër ‘Reformës së Pensioneve’ kanë nxjerrë në rrugë me mijëra punëtorë, të cilët kanë bllokuar transportin publik ajror, detar dhe  tokësor.

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje grevistëve që t’i ndalojnë protestat për Festat e Krishtlindjeve për të treguar ‘përgjegjësi’ ndaj qytetarëve të tjerë që duan t’i kalojnë këto festa në Paris apo Francë.

“Veprimi i grevës është i justifikueshëm dhe i mbrojtur nga Kushtetuta, por besoj se ka momente në jetën e një kombi kur është gjithashtu mirë të quash një armëpushim për të respektuar familjet dhe jetën e familjeve’’- tha Macron nga Bregu i Fildishtë.

Protestat kanë nisur dy javë më parë pasi janë kundër reformës që sipas tyre do t’i detyrojë që të bëjnë më shumë vite punë, e të paguhen më pak.

Të fundit