Flash News

KRYESORE

Madridi nis presionin kundër Katalonjës, arrestohet zv/presidenti që mbështet referendumin

Madridi nis presionin kundër Katalonjës, arrestohet zv/presidenti

Garda civile arrestoi sot krahun e djathtë të zëvendëspresidentit të Katalonjës, rajoni verilindor i Spanjës ku drejtuesit e tij kanë vendosur të organizojnë një referendum të ndaluar nga ana e gjykatës.

Garda civile arrestoi Josep Maria Jove që mban postin e sekretarit të përgjithshëm të zëvendëspresidencës së Katalonjës, konfirmoi dje Departamentit të Ekonomisë i ekzekutivit katalanas, që është gjithashtu në varësi të zëvendës-presidencës.

Policia ka ushtruar kontrolle edhe në shtëpitë e disa ministrave katalanas dhe kryebashkiakëve të rajonit, të cilët do të mbështesin referendumin e 1 tetorit.

Ndryshe nga Londra, e cila u tregua e gatshme të lejonte skocezët të vendosnin nëse do të largoheshin ose jo nga Mbretëria e Bashkuar, Madridi po tregohet i ashpër në qëndrimin për të mos e pranuar referendumin.

Të fundit