Flash News

KRYESORE

Madridi nuk është destinacioni i tij, Cavani largohet nga Europa

Madridi nuk është destinacioni i tij, Cavani largohet nga Europa

Edinson Cavani ka qenë pranë transferimit tek Atletico Madrid, por duket se ka ndryshuar mendje. Me PSG-në ai i ka dhënë fund, pasi në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe nuk do të rinovojë më tej.

Zërat që e shohin tek Atletico janë zbehur dhe në Uruguai kanë një tjetër ide për sulmuesin. Cavani duket se mund të largohet nga Europa dhe të ndjekë një rrugë të ngjashme me atë të Carlos Tevezit.

"Bomberi" i PSG-së pritet të firmosë për Boca Juniors. Duket një skenar vërtet i pabesueshëm, por në Uruguai janë të sigurt se kjo është dëshira e lojtarit.

Të fundit